Njerëzit Prapa Përpjekjeve të Ndërmjetësimit në Komunitetet e Ndara
E Enjte, 10 qershor June, 2021, 14:00 – 16:00 CET w/ përkthimi simultan nga/në Shqip, Serbo-Kroatisht-Boshnjake, Anglisht.
> ju lutemi që të regjistroheni për këtë ngjarje duke përdorur formën në fund të kësaj shkrese<
Duke përdorur shembuj të veçanta të qyteteve etnikisht të ndara, ne dëshirojmë të jepnim një pasqyrë të sfidave me të cilat përballen njerëzit atje. Përderisa e bëjmë këtë, ne do të përqendrohemi në përvojat personale të njerëzve, betejat, humbjet, dëshpërimin dhe përpjekjet e tyre si thelbësore për suksesin dhe ndryshimin. Ky panel ofron një shkëmbim pikëpamjesh, mendimesh dhe përvojash ndërmjet ndërmjetësuesve, punëtorëve të paqes, aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar për ndërtimin e besimit në komunitetet e ndara në të cilat jetojnë. Ne do të fillojmë me shfaqjen e një videoje të shkurtër “Qytetet në Ndarje” që përqendrohet në Mostarë dhe Mitrovicë.
Pyetjet Qendrore:
- A mund të kuptohet bashkëpunimi midis komuniteteve të ndryshme në zona të ngarkuara me rrëfime etno-politike si një mënyrë specifike e ndërmjetësimit në kundërshtim me „politikën e përditshme“ dhe rrëfimet e nxehta politike?
- Në kontekstin specifik të komuniteteve të ndara, a ka kuptim të përvetësojmë një kuptim shumë të gjerë të ndërmjetësimit si “biseda me njerëz të tjerë me qëllim për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin” në vend që t’i përmbahemi kuptimit klasik të ndërmjetësimit?
- Deri në çfarë mase mund të përdoren ndërmjetësimi dhe negocimi si teknika ose mjete në dialogun ndër-etnik ose ndër-komunitete? Cilat “aftësi ndërmjetësuese” janë më të dobishme për t’i bashkuar njerëzit në radhë të parë dhe për të dialoguar
Panelistët
Vanesa Galić, Menaxhere e Projektit, Nansen Dialogue Center, Mostarë
Valdete Idrizi, Themeluese dhe Ish-Drejtoreshë Ekzekutive e Community Building Mitrovica, Mitrovicë
Vladimir Ćorić, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Rini dhe Kulturë „Abrašević“ dhe Nënkryetar i Rrjetit Lokal „Our Society“ (Shoqëria Jonë), Mostarë
Dušan Radaković, Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC – Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike), Mitrovicë
Elmar Langner, Ndërmjetësues Integrues dhe Menaxher i Programit për Bosne dhe Hercegovinë, CSSP Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues, Berlin.
Moderator
Goran Božičević, Ndërmjetësues, Buje-Buie
Panelistët
Dušan Radaković
Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC – Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike), Mitrovicë
Elmar Langner
Ndërmjetësues Integrues dhe Menaxher i Programit për Bosne dhe Hercegovinë, CSSP Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues, Berlin.
Goran Božičević
Ndërmjetësues, Buje-Buie
Valdete Idrizi
Themeluese dhe Ish-Drejtoreshë Ekzekutive e Community Building Mitrovica
Vanesa Galić
Menaxhere e Projektit, Nansen Dialogue Center, Mostarë
Vladimir Ćorić
Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Rini dhe Kulturë „Abrašević“ dhe Nënkryetar i Rrjetit Lokal „Our Society“ (Shoqëria Jonë), Mostarë