Si studente e gjuhës dhe literaturës Angleze dhe Kroate pranë Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Mostarit, Vanesa ju bashkëngjit Qendrës së Nansen Dialogue në Mostarë në vitin 2001. Ajo morri pjesë në seminare për inicijimin e dialogut dhe zgjedhjen e konflikteve për të rinjtë në Bosne dhe Hercegovinë. Organizata u themelua në vitin 2000, për të promovuar dialogun ndërmjet interesave të ndryshme të grupeve etnike, fetare, politike me qëllim të parandalimit dhe zgjedhjes së konflikteve.
Vanesa ka punuar si menaxhere e projekteve për Nansen Dialogue Centre Mostar (NDC) që nga viti 2004. Së bashku me ekipin e saj, ajo ishte e fokusuar në vitet e fundit në dizajnimin, promovimin dhe implementimin e suksesshëm të aktiviteteve edukative integruese dhe trajnime nga fusha e edukimit integrues, në disa komuna të Bosnjë dhe Hercegovinës të prekura nga sistemi „dy shkolla nën një çati”.