Programi

Dita e parë, E enjte, 29 tetor 2020, 11:00 – 15:00

11:00

Hapja

Christoph Lüttmann, Drejtor Ekzekutiv, CSSP-Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues, Berlin
Prof. Dr Tanja Miščević, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Sarajevë
Stipe Šola, President of the International Association of Mediators from Southeast Europe, Zagreb

Fjala e mirëseardhjes

Dr Josip Grubeša, Ministër i Drejtësisë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Sarajevë
Ambasadore Margret Uebber, Ambasadore e Gjermanisë Bosnjë dhe Hercegovinë, Sarajevë
Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë, Shqipëri, Tiranë

Pika kyçe

Ligji dhe Ndërmjetësimi: plotësues apo konkurues?
Sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit midis Sistemit ligjor dhe Sistemit të Ndërmjetësimit

Një ndërlidhje e suksesshme midis ligjit dhe ndërmjetësimit mund të jetë e dobishme për një shoqëri duke lehtësuar sistemin gjyqësor, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kostot krahasuar me paditë – dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, duke forcuar qëndrueshmërinë dhe kompetencën e konfliktit. Sidoqoftë, ligji dhe ndërmjetësimi ndjekin mënyra shumë të ndryshme të arsyetimit. Ndërsa gjyqësori shqyrton dhe zbaton përputhshmërinë me ligjin, ndërmjetësimi përqendrohet në interesat dhe nevojat e palëve për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Përveç mënyrave të ndryshme të arsyetimit, ajo ka të bëjë edhe me kultura të ndryshme të zgjidhjes së konflikteve duke përfshirë klishetë dhe paragjykimet e ndërsjella që mund të dobësojnë besimin dhe bashkëpunimin.

Mag. Gordana Ristin, Ndërmjetëse dhe Gjyqtare, Gjykata e Lartë, Lubjanë, Kryetare e Departamentit për Zgjidhjen Alternative të Konflikteve pranë Gjykatës, Presidente e Shoqatës se Ndërmjetësve, Lubjanë
Dr Srđan Šimac, Ndërmjetës dhe Gjyqtar, Gjykata e Lartë Tregtare e Republikës së Kroacisë, President i Shoqatës së Ndërmjetësve të Kroacisë, Zagreb

Lehtësues: Christoph Werthmann, Ndërmjetës Integrues & Koordinatori Konferencës, CSSP-Qendra në Berlin për Ndërmjetësim Integrues, Berlin

Pyetje & Përgjigje, Diskutim me lehtësues

12:30

Pushim dreke

13:30

Panel I

Vlerësimi i “lidhjeve të Drejtësisë dhe Ndërmjetësimit” në Ballkanin Perëndimor
Një përshkrim nga drejtuesit e shoqatave dhe dhomave të ndërmjetësimit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës*[1], Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

Rekomandimet për përmirësimin e lidhjes midis drejtësisë dhe sistemeve të ndërmjetësimit kërkojnë një vlerësim të mënyrës se si funksionojnë sistemet e ndryshme të ndërmjetësimit, cilat aspekte të tyre funksionojnë mirë dhe cilat jo. Ky panel jep një perspektivë të përgjithshme përpara se të kalohet në thellime e diskutime më të detajuara në panelet në vijim.

Blažo Nedić, Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve Serbë, Beograd
Faton MorinaPresident i Dhomës së Ndërmjetësve të Kosovës *, Prishtinë
Slave MladenovskiPresident i Dhomës së Ndërmjetësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkup.
Drita AvdyliKryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve Shqipëri, Tiranë
Amir Avdagic, Zëvendës President i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Bosnjë dhe Hercegovinë, Sarajevë
Dr Srđan ŠimacPresidenti i Shoqatës së Ndërmjetësve Kroaci, Zagreb

Lehtësues: Stipe Šola, President i Shoqatës Ndërkombëtare të Ndërmjetësve nga Evropa Juglindore, Zagreb

Pyetje & Përgjigje, Diskutim me lehtësues

Mbyllja e ditës

15:00

Fundi i ditës së parë

Dita e dytë, E premte, 30 tetor 2020, 09:00 – 13:00

09:00

Prezantimi i programit të Ditës II

09:15

Paneli II

Referimi nga Sistemi i Drejtësisë në Sistemin e Ndërmjetësimit – Praktikat e mira, Faktorët e Suksesit, Mësimet e nxjerra nga Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova*, Italia, Serbia dhe Shqipëria
Në të gjithë rajonin, ligjet dhe aktet nënligjore janë përgatitur për të lejuar lehtësimin e procesit të referimit. Sidoqoftë, numri i çështjeve të referuara nga Gjykata/ Prokuroria në ndërmjetësim është shpesh i ulët. Ky panel eksploron nivelet në të cilat përmirësimi duhet inkurajuar dhe mësimet që mund të nxirren nga praktikat e mira nga rajoni dhe më gjerë.

Jasminka Bratić, Zëvendës Ministre e Kantonit Neretva të Hercegovinës, përgjegjëse për Gjyqësorin, Mostar
Blažo Nedić, Ndërmjetës, Jurist, Ndërmjetës Rajonal i Grupit të Bankës Botërore dhe Anëtar i Panelit Botëror të Ndërmjetësve të OKB, Beograd
Markelian Koça, Gjyqtar, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Durrës
Lazar Rakić, Menaxher Programi, Qendra për Zgjidhjen Alternative të Konflikteve (ADRC), Mitrovicë
Nicola Giudice, Drejtor i Shërbimit të Ndërmjetësimit, Dhoma e Arbitrazhit Milano, Milano

Lehtësues: Rasim Gjoka, Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shqiptar për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve, Tiranë

Pyetje & Përgjigje, Diskutim me lehtësues

10:15

Pushim në Panele

10:30

Panel III

Përfshirja e Gjykatave, Agjencive të Zbatimit të Ligjit dhe Administratës
Rritja e Ndërgjegjësimit dhe Ndjeshmërisë për Ndërmjetësimin

Edhe nëse ligje të ndryshme për ndërmjetësimin e rekomandojnë përdorimin e tij, ai mund të funksionojë vetëm nëse publiku i gjerë dhe institucionet (publike) kanë një kuptim (praktik) për ndërmjetësimin, janë të bindur për përfitimet e tij dhe e kërkojnë atë si shërbim. Paneli ilustron qasje të suksesshme të ndërgjegjësimit ndaj aktorëve publikë dhe publikut të gjerë, p.sh. përmes trajnimeve, botimeve të brendshme për ndërmjetësimin, si dhe strategjive të koordinimit dhe bashkëpunimit.

Dr Arben Murtezić, Drejtor i Qendrës për Trajnimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve pranë Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinë, Sarajevë
Dr Jasminka Džumhur, Avokate e Popullit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Bosnjë dhe Hercegovinë, Sarajevë
Dr Besim Kelmendi, Prokuror i Shtetit, Zyra e Prokurorit të Shtetit, Kosovë*, Prishtinë
Col. Taibe Canolli Brajshori, Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore, Policia e Kosovës, Prishtinë

Lehtësues: Jorida Shytaj, Këshilluese Politike, Programi për Shtetin Ligjor, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Sarajevë

Pyetje & Përgjigje, Diskutim me lehtësuese

Paneli IV

Cilësia e Ndërmjetësimit
Çelësi për të forcuar lidhjen?

Një kusht thelbësor për forcimin e lidhjes midis ndërmjetësimit dhe drejtësisë është besimi në cilësinë e shërbimit të ndërmjetësimit të ofruar. Një trajnim i plotë i ndërmjetësve, mundësitë për të fituar përvojë dhe një kornizë që siguron standarde të caktuara, janë thelbësore. Në të njëjtën kohë, kërkesat e larta dhe të ngurta kundrejt ndërmjetësve po e kufizojnë praktikën e ndërmjetësimit si dhe njohjen e praktikave ekzistuese të ndërmjetësimit, gjë që ngadalëson zhvillimin e sistemit. Praktika e ndërmjetësimit shpesh është e kufizuar nga formime specifike profesionale, tipikisht ligjore/juridike, të cilat mund të krijojnë besim, por që gjithashtu mund të pengojnë zhvillimin.

Smiljka Gavrić, Ekonomiste, Ndërmjetëse dhe Trajnuese pranë Shoqatës së Ndërmjetësve të Bosnjë dhe Hercegovinë, Sarajevë
Brunilda Zenelaga, Ndërmjetëse, Sociologe, Lektore, Fakulteti i Shkencave Sociale, Tiranë
Dr Sc. Isuf Jahmurataj,Profesor i të Drejtës Civile dhe Ekspert Ndërmjetësimi në Kosovë*, Prishtinë
Mag. Gordana Ristin, Ndërmjetëse dhe Gjyqtare, Gjykata e Lartë, Lubjanë, Kryetare e Departamentit për Zgjidhjen Alternative të Konflikteve pranë Gjykatës, Presidente e Shoqatës së Ndërmjetësve, Lubjanë

Lehtësues: Dr Carla Schraml, Ndërmjetëse Integruese dhe Menaxhere Programi për Bosnjë dhe Hercegovinën, CSSP-Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues, Berlin

Pyetje & Përgjigje, Diskutim me lehtësuese

11:30

Pushim në Panele

11:45

Mbledhja e reflektimeve dhe rekomandimeve

Përmbledhje dhe Perspektivë

Forcimi i Rrjetit të Ndërmjetësve në Evropën Juglindore

Christoph Lüttmann, Drejtor Ekzekutiv, CSSP-Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues, Berlin
Prof. Dr Tanja Miščević, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Sarajevë

13:00

Mbyllja e Konferencës

Updated: 25th October, 2020

[1] Gjuha e përdorur në këtë dokument është në përputhje me përdorimin e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim: *Ky përcaktim për statusin dhe pozitën është në të njëjtën linjë me rezolutën e UNSCR 1244/1999 dhe opinionin e GjND për deklarimin e pavarësisë së Kosovës.