Dušan Radaković Dushan Radakoviq lindi në 1984 në Mitrovicë. Pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, si aktivist i ri i shoqërisë civile, mori pjesë në shumë aktivitete multietnike të zbatuara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ai ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm në Mitrovicë dhe ka një diplomë MA në Drejtësi. Ai gjithashtu përfundoi një numër kursesh në Kosovë dhe jashtë saj, përfshirë Programin e Lidershipit në SHBA. Përvoja e tij e punës përfshinë edhe në fushën e gazetarisë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Zyrtar i Projektit në Partners Kosova (2005-2008) dhe menaxher e Programit në "Instituti Demokratik Kombëtar - NDI Kosovë" (2008-2015).
Në fund të vitit 2011, ai themeloi organizatën joqeveritare "Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike" dhe në 10 vitet vijuese implementoi gati 100 projekte të financuara nga donatorë të shumtë, ambasada dhe organizata ndërkombëtare në Kosovë dhe rajon.
Z. Radakoviq ishte pjesë e grupit të parë të ndërmjetësuesve aktivë të licencuar nga komuniteti serb në Kosovë dhe ai ishte anëtar i Këshillit Këshillëdhënës për Komunitetet në Kosovë për katër vjet, si dhe anëtar aktiv i Grupit Punues Ndërministror për Ballafaqimi me të kaluarën dhe anëtar aktiv i Zyrës së Komisionerit të Gjuhëve në Kosovë.
Fushat kryesore të angazhimit të z. Radakoviq kanë qenë sundimi i ligjit, anti-korrupsioni, transparenca, të drejtat e njeriut dhe monitorimi i procesit zgjedhor. Z. Radakoviq flet rrjedhshëm anglisht dhe gjuhë shqipe. Ai është i martuar dhe baba i një fëmije.