Ndërmjetësimi në Shqipëri nuk është një koncept dhe praktikë e re. Në Shqipëri kultura e ndërmjetësimit, ofruar në mënyrë tradicionale, ka luajtur një rrol kyç në zgjidhjen e kontesteve. Por, ndërmjetësimi si një shërbim modern, ofruar nga profesionist të trajnuar dhe certifikuar, ka filluar në Shqipëri përgjatë viteve të nëntëdhjeta. Ligji i parë për ndërmjetësim daton nga viti 1999 dhe organizatat vendore me përkrahje të organizatave ndërkombëtare kanë punuar sëbashku në ngritjen e vetëdijes në lidhje me rëndësinë e ndërmjetësimit në shoqërinë Shqipëtare. Pavarësisht faktit se ndërmjetësimi në Shqipëri është në konsolidim e sipër, sfidat e implementimit, në mënyrë specifike të atyre në lidhje me shërbimet kualitative, edhe më tutje mbesin në numër të madh. Kur flasim në mënyrë gjenerale, sa më i lartë që do të jetë kualitetit i shërbimeve, aq më i madh do të jetë kredibiliteti i proceseve ndaj palëve dhe komunitetit të gjërë.
Ky material tregon hulumtimet e bëra në Shqipëri në periudhën Mars – Maj 2019[1]. Qëllimi ishte matja e përceptimit të viktimave dhe kundërvajtësve të mitur si dhe të prindërve të tyre në lidhje me kualitetin e Shërbimeve të Ndërmjetësimit për Viktimat dhe Kundërvatësve. Hulumtimi ishte kryer në shtatë zona regjionale të Shqipërisë: Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Tiranë dhe Durrës, dhe mbulon rastet e që mbulojnë periudhën prej Dhjetor 2017-Mars 2019. Në anën tjetër, 173 pyetësorë (semi të strukturuara) mbi knaqësinë / përmbushjen janë të realizuara nga vetë palët, të cilët kishin marrur pjesë në proces të ndërmjetësimit, reflektuan përceptimet e tyre në lidhje me kualitetitn e shërbimeve të ofruara, kurse në anën tjetër, diskutime të lira ku kanë reflektuar 11 ndërmjetësues, nga perspektiva e ndërmjetësuesve, reflektime në lidhje me sfidat e ndërlidhura me ofrimin e kualitetit përgjatë shërbimeve të ndërmjetësimit.
Rezultatet treguan një nivel të lartë të knaqësisë nga ana e palëve të cilat kishin marrur pjesë apo kishin përfituar nga shërbimet e ndërmjetësimit. Ata edhe listuan disa elemente shumë të rëndësishme në lidhje me kualitetin e shërbimeve, si në vijim:
- Kohëzgjatja e procesit të ndërmjetësimit
Palët konsiderojnë se ndërmjetësimi është një process i shpejtë. Informatat e gjeneruara nga hulumtimi treguan se numri më i madh e të intervistuarve konfirmuan se i gjithë procesi kishte zgjatur më pak se një javë (46.8%).
- Proces pa byrokraci të procedurave dhe ambient shoqërorë.
Palët janë të kënaqur me ambientin shoqërorë të procesit të ndërmjetësimit si dhe pa burokraci të procedurave. Ata shumë shpesh e krahasojnë përvojën e tyre ndërmjet ndërmjetësimit dhe programeve të Drejtësisë Restauruese (RJ) me institucionet penale të drejtësisë, duke cituar procedurat strikte dhe ambientin shumë formal përgjatë këtij të fundit.
- Profesionalizmi dhe reputacioni i mirë i ndërmjetësuesve.
Shumë persona e kanë thënë se kanë krijuar një marëdhënje të besueshme me ndërmjetësuesin. Ata poashtu cituan, në lokalitetet e tyre, ndërmjetësuesit ishin persona me reputacion shumë të mirë njësoj si mësuesit, profesorët e universiteteve, drejtorët e shkollave etj. Ky profil profesional i ndërmjetësuesve ju ka ndihmuar shumë në ndërtimin e marëdhënjeve të besueshme ndërmjet palëve.
- Rëndësia e konfidencialitetit të procesit.
Në disa raste, në mënyrë specifike kur procesi i ndërmjetësimit dhe programit të DR (RJ) preceduar si proces kriminal i drejtësisë, palët kanë qenë shumë të kënaqur që rasti i tyre është trajtuar me konfidencialitet, duke zvogëluar stigmatizimin dhe paragjykimet nga procesi i prokurorisë dhe menaxhimin e gjykatës, të vetë rastit.
- Përmirësimi i marëdhënjeve ndërmjet palëve.
Bazuar në informatat e marrura nga hulumtimi, dolën se 89.6 % të të anketuarve pranuan se procesi i ndërmjetësimit ju ndihmoj që të rrjetëzojnë plotësisht marëdhënjet me palën tjetër dhe i ka sjellur deri tek përfundimi / zgjidhja e konfliktit.
Një pyetje tjetër ka të bëjë me nivelin e harmonisë të marëdhënjeve ndërmjet palëve. Nga palët ishte kërkuar që të vlerësojnë (duke u bazuar në një pyetsorë prej 5 pyetjeve) marëdhënja me palën tjetër, pas shërbimeve të Ndërmjetësimit ndërmjet Viktiës dhe Kundërvajtësit (NVK) dhe programit të DR. Në bazë të informative 82.7% të të anketuarve konfirmuan se kanë një marëdhënje dhe komunikim “ shumë të mirë” (37.6%) dhe “të mirë” (45.1%) me palën tjetër, pas shërbimeve të NVK.
Përgjegja |
Frekuentimi |
Përqindja |
|
|
Shumë mirë |
65 |
37.6 |
Mirë |
78 |
45.1 |
|
Jo aq mirë |
21 |
12.1 |
|
Keq |
1 |
.6 |
|
Ska komunikim |
7 |
4.0 |
|
Pa përgjegje |
1 |
.6 |
|
Total |
173 |
100.0 |
Tabela nr. 1: Niveli i komunikimit me palën tjetër
pas shërbimeve të NVK dhe programit DR.
- Vlerat educative.
Palët treguan vlerat e larta të edukimit të këtyre proceseve. Shumë prej tyre kanë mësuar rëndësinë e kërkimfaljes – faljes. Shumë të tjerë kuptuan rëndësinë e empatisë kundrejt tjetrit dhe rëndësinë e të marrurit të përgjegjësisë për veprimet personale, gjithashtu.
- Shërbimet pa pagesë të ofruara palëve të involvuara.
Të gjithë të anketuarit vlerësuan rëndësinë e shërbimeve të NVK dhe programeve të DR, duke ju ofruar shërbime pa pagesë. Në bazë të të anketuarve, kur palëve të ju ofrohet një shërbim i tillë pa pagesë, palët mund të marrin pjesë shumë më leht dhe misioni social i ndërmjetësimit mund të jetë plotësisht i arritur.
Të dhënat e gjenruara nga ky hulumtim treguan se 96.5% të të anketuarve besojnë se kushtet e paraqitura në marrëveshjen e ndërmjetësuar do të respektohen. 99.4% do të rekomandonin shërbimet e ndërmjetësimit tek shokët dhe familjarët e tyre.
Në bazë të ndërmjetësuesve, shohim se pavarësisht mundit të tyre për të ofruar shërbime profesionale të ndërmjetësimit, disa sfida edhe më tutje ekzistojnë, dhe janë prezente përgjatë punës së tyre dhe nevojën për të tejkaluar ato.
Ndërmjetësuesit treguan nvojën e tyre për: trajnime të vazhdueshme periodike, ndërmjetësim nën hije, më shumë raste të referuara në shërbimin e ndërmjetësimit.
Është vërejtur se pavarësisht nivelit të knaqësisë dhe arritjeve nga palët, ndërmjetësuesit kërkojnë edhe më tutje përmirësim dhe përparim në dhe për punën e tyre. Në bazë të tyre, teoria duhet të kombinohet me praktikën, praktika arrinë perfeksionin.
[1] Hulumtimi ishte kryer si një process vlerësimi në fund të implementimit të projektit “Përkrahja e Viktimave dhe Kundërvajtësve përmes Drejtësisë Restauruese dhe Ndërmjetësimit”, implementuar nga AFCR, Save the Children dhe Qendrës për Shërbime Ligjore dhe Praktikave të Integruara, përkrahur nga Unioni Evropian.
__________________________________________________________________________________
Brunilda Zenelaga, Ndërmjetëse, Sociologe, Lektore, Fakulteti i Shkencave Sociale, Tiranë