Dr. Besim Kelmendi
Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin Ruhot Komuna e Pejës, Përgatitja shkollore: Shkollën fillore në Trestenik të Pejës, Gjimnazin në Pejë, Fakultetin Juridik ne Universitetin e Prishtinës, Provimin e Jurisprudencës ne Prishtinë, Provimin për gjyqtar te kundërvajtjes ne Prishtinë, Magjistraturën - drejtimi i jurisprudencës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Masterin - drejtimi penal ne Kolegjin Biznesi ne Prishtinë, Doktoraturën ne Universitetin Evropian të Tiranës Përvoja e punës: Nga viti 2015 dhe aktualisht është Prokuror ne Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë viteve 2010-2015 Prokuror Special në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, prej vitit 2004-2010 ishte Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, nga viti 2000 – 2004 Gjyqtar ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtinë, nga viti 1999-2000 ishte bashkëpunëtor profesional ne Gjykatën Supreme te Kosovës, nga viti 1988-1999 ishte bashkëpunëtor profesional ne Gjykatën e Qarkut ne Prishtine, në vitin 1988 për tre muaj përkthyes në ish Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, gjithashtu në vitin 1988 për dy muaj ishte sekretar në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, dhe në vitin 1986-1987 ishte Praktikant në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Angazhimet tjera: Dy vite kryetar dhe dy vite zëvendës/kryetar i Këshillit te Agjencionit Kosovar Kundër Korrupsionit, ndërsa nga viti 2009 e deri ne Tetor 2018 anëtarë i Komisionit për Ndërmjetësim, aktualisht Kryetar i Kwshillit Kombwtar pwr parandalimin dhe sanksionimin e dukurive negative nw sport dhe anëtar i Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Kosovë Angazhimet si ligjërues, trajnues dhe ekspert ligjor: Aktualisht: Ligjërues në Kolegjin “BIZNESI” në Prishtinë dhe Trajnues në Akademinë e Drejtësisë të Kosovës, ndërsa deri tani: Ligjërues për çështje praktike - Klinika Ligjore për studentët e Universitetit Publik të Prishtinës - Fakultetit Juridik ne Prishtinë, Ligjërues në Institutin e Universitetit Amerikan në Kosovë për sistemin e drejtësisë. Ligjërues ne Kolegjin Gjilani – Njësia ne Prishtinë Trajnues në shumë trajnime të organizuara nga Qeveria e Kosovës, Ambasada Amerikane, UNDP, ABACEELI, OSBE etj. Deri më tani ka publikuar: 1. “Roli i gjyqtarëve porotë ne Kosove”, Broshure e veçantë, viti 2001, Prishtinë 2. “Masat e sigurisë së të pandehurit në procedurën penale”, Qendra Juridike e Kosovës, 2004, Prishtine 3. “ Dëshmitarët sipas Kodit te Procedurës Penale te Kosovës”, Revista shkencore “BIZNESI” , viti 1, nr.1, 2008, Prishtine 4. “Marrja e drejtëpërdretë në pyetje e dëshmitarit si pjesë e zhvillimit të shkathtësive gjyqësore”, Revista shkencore “BIZNESI” , nr.7, 2010 Prishtinë 5. “Marrja e terthortë në pyetje e dëshmitarit si pjesë e zhvillimit të shkathtësive gjyqësore”, Revista shkencore “BIZNESI” , nr.9-10, 2012 Prishtinë 6. “Traficking of human beings in the times of globalization, Special overview for Kosovo”, Universiteti i Zenicës në Bosnje e Hercegovinë, 2013. 7. Udhëzimet e përgjithshme mbi masat procedurale të mbrojtjes së dëshmitarëve – praktika më e mirë evropiane në kontestin e Kosovës, si bashkautor, publikuar nga NI-CO, financuar nga Bashkimi Europian, nëntor 2014 7. Preventing Human Trafficking in the Western Balkans - a Particular Review in Albania, Kosovo and Serbia, publikuar ne Mediterranean Journal of Social Siences, MCSR Publishing, Vol.6 No.2, March 2015, Rome - Italy 8. Independence of judicial and prosecution system in Kosovo, publikuar ne European Scientific Journal, February 2015 edition vol.11, No.4 , 2015 9. Identification, the initial reference and interviewing victims in trafficking, publikuar ne European Journal of Research in Social Sciences (EJRSS), Vol. 3 No. 2, 2015 10. “Bazat e Sistemit të Drejtësisë”, botuar nga Kolegji “Biznesi” ne Prishtinë, 2011, ribotimi 2015. 11. - Kujdesi ndaj viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.1, 2015 12. Illegal migration and smuggling of migrants in Kosovo, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.2-3, 2016 13. Crime analysis: Organized crime, human trafficking and migrant smuggling, publikuar në revistën shkencore “ECK” të Kolegjit Europian të Kosovës nr.6, 2017 14. “Format e shkresave ne procedurë penale” si bashkautor, publikuar nga Akademia e Drejtësisë (ish Instituti Gjyqësor i Kosovës) dhe GIZ, Prishtinë, 2017 15. Trafikimi i qenieve njerëzore” publikuar nga Kolegji Europian i Kosovës, Prishtinë 2017 Në Akademinë e Drejtësisë (ish Instituti Gjyqësor i Kosovës) ka publikuar modulet: 1. “Trafikimi me njerëz”, 2008, 2. “Dëshmitarët ne procedurën penale” , 2009, 3. “Zhvillimi i shkathtësive të përfaqësimit ne gjykatë” – si bashkautor , 2011 dhe 4. “Krimet e rënda”, 2015 Pjesëmarrja ne konferenca shkencore: 1. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Arsimi i lartë, masivizimi dhe sfidat e tij drejt integrimit evropian” - tema e kumtesës "Instituti Gjyqësor i Kosovës", Tiranë, 2012 2. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Efektet e rrezikut global ne vendet ne transit” - Titulli i kumtesës: "Trafikimi me qenie njerëzore ne kohen e globalizmit - me vështrim te posaçëm ne Kosove" , Pejë, 29-30 Maj 2013 3. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “100 vjet të Drejtësisë dhe Doktrinës” - Titulli i kumtesës: "Te drejtat e te dëmtuarve ne procedurën penale - aspekte krahasimore Kosove-Shqipëri", Tiranë, 09 Maj 2013 4. Konferencë ndërkombëtare shkencore me titull: “Ditët e studimeve shqiptare ” - Titulli i Kumtesës: "Mbrojtja e viktimave te trafikuara", Tiranë, 01-04 Maj 2014 5. The 4th International Conference On Social Sciences , titulli i kumtesës: “Preventing Human Trafficking in the Ëestern Balkans - a Particular Revieë in Albania, Kosovo and Serbia”, 27 Shkurt 2015, Bukuresht, Rumani. 6. The 4-th International Multidisciplinary Conference on Integrating Science in New Global Challenges, titulli i kumtesës: “The Rights of Injured Partiers in Criminal Procedure, Comparative Aspects Albania – Kosovo”, 27-29 March 2015, Dobrovnik, Kroaci 7. The 3rd Global Virtual Conference, titulli i kumtesës: Illegal migration and smuggling of migrants in Kosovo, Zilina, Slovaki, Prill, 6. - 10. 2015. 8. Konferencë shkencore “Menaxhimi i emergjencave pararojë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe sigurisë së të ardhmes së saj – Punimi i prezantuar me temë ”Terrorizmi dhe krimi i organizuar si rrezik për sigurinë e Kosovës”, 29 korrik 2017, Prishtine
Kosova*
Prishtinë
Ndërmjetësimi dhe drejtësia, dy botë plotësuese Ndërmjetësimi, si një sinonim i lëvizjes ADR, ka sjellë erëra të reja në botën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Ndërmjetësimi ka aftësinë për të gjeneruar ndryshime në sistemet gjyqësore dhe në profesionin e avokatit. Ai ka potencialin për të çliruar sistemet gjyqësore dhe profesionin e avokatit nga kufizimet që i ngarkojnë ato, si dhe ato që i ngarkojnë më tej palët në mosmarrëveshje, publikun e gjerë dhe shoqërinë në tërësi. Fuqizimi dhe vetëvendosja e palëve në mosmarrëveshjet që janë të rëndësishme vetëm për ta, pjesëmarrja e tyre aktive në zgjidhjen e tyre dhe marrja e kontrollit shumë më të madh mbi mosmarrëveshjet në proces gjyqësor dhe kontrolli i plotë mbi to në ndërmjetësime, ka një potencial evolucionar, megjithatë, jo në drejtim të zëvendësimit të sistemit tradicional të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve por përsa i përket përmirësimit dhe përparimit të tij. Këto janë dy sisteme të ndryshme, drejtësia publike (formale) dhe private (informale), të cilat secili për vete dhe të dy së bashku, luajnë role shoqërore jashtëzakonisht të rëndësishme dhe plotësuese. Asnjë shoqëri moderne nuk mund të bëjë pa këto sisteme, të cilat po bëhen pjesë integrale dhe të barabarta të një sistemi të vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Një sistem i tillë i ri i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me ndihmën e profesionistëve të rinj ligjorë do të lejojë që ligji të bëhet shumë më afër se kurrë nevojave reale të qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi, dhe drejtësia në kuptimin e plotë është shumë më e arritshme për të gjithë.