Prof. Dr Tanja Miščević
Prof. Dr. Tanja Miščević është Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Ajo ishte Kryesuese e Ekipit Negociator për anëtarësimin e Republikës së Serbisë në Bashkimin Evropian (shtator 2013, gusht 2019) dhe është profesoreshë e rregullt në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Më parë, prof. Miščević ishte këshilltare speciale e zëvendës Kryeministrit përgjegjës për Tregtinë e Jashtme në Qeverinë Serbe, sekretare e Shtetit për Politikën e Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe zëvendës Presidente dhe anëtare e Bordit të Agjencisë Kundër Korrupsion në Serbi. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, ajo ishte drejtoreshë e Zyrës për Integrim Evropian të Qeverisë së Serbisë. Prof. Miščević i ligjëron Organizatat Ndërkombëtare, Sistemin e OKB-së, Politikën e Zgjerimit të BE-së dhe Historinë e Integrimit Evropian.
Bosnja dhe Hercegovina
Sarajevo