Christoph Lüttmann
Drejtor Ekzekutiv, CSSP- Qendra në Berlin për Ndërmjetësim Integrues, Berlin
Christoph Lüttmann ka studiuar Shkencat Politike dhe të Drejtën Publike në Berlin dhe Bolonjë dhe ka diplomë universitare nga Free University Berlin, ku u përqendrua në parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes pas konfliktit. Z. Lüttmann më parë ka punuar për një OJQ zvicerane për refugjatë në Lozanë, Sekretariatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, " Research Center 700 – Governance in Limited Statehood“ dhe Qendrën për Operacionet Ndërkombëtare të Paqes (ZIF) në Berlin. Ai është ndërmjetës dhe iu bashkua CSSP-së në vitin 2009. Deri në vitin 2015, ai ishte po e udhëhiqte Programin për Kosovë dhe Marrëdhëniet me Jashtë në CSSP. Ai ka qenë gjithashtu i përfshirë në proceset e ndërmjetësimit në Ukrainë, Nepal, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe kishte ndërhyrje afatshkurtra në vendet e tjera. Që nga viti 2015, z. Lüttmann është Drejtor Ekzekutiv në CSSP dhe Ndërmjetës Integrues për Ballkanin.
Germany
Berlin