Dr Sc. Isuf Jahmurataj
Është nga Republika e Kosovës, ku punon dhe vepron. Grada shkencore është doktor i shkencave juridike civile. Përpos kësaj është ndërmjetësues i licencuar dhe ekspert në zhvillimin dhe avancimin e ndërmjetësimit si mekanizëm shumë i rëndësishëm në kuadër të sistemit juridik. Përvoja profesionale e z. Jahmurataj është në vlerësimin dhe hartimin e politikave, legjislacionit dhe dokumenteve strategjike për fushën e drejtësisë dhe ndërmjetësimit. Përpos kësaj është ekspert edhe në vlerësimin, ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e sistemit juridik. Është Zyrtarë i Lartë Ligjor në Ministrin e Drejtësisë dhe një herit profesor i angazhuar në fakultetin juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Është trajner në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit si dhe ndërmjetësimit, ku ka qene trajner në shumë trajnime. Është pjesëmarrës në shumë konferenca, trajnime ku për temë kanë pasur drejtësinë, ndërmjetësimin, qasjen në drejtësi dhe të drejtat e njeriut. Temat nga drejtësia dhe ndërmjetësimit i ka trajtuar edhe përmes shkrimeve shkencore te botuara ne revista ndërkombëtare. Hobi e ka ecjen ne natyrë dhe njohja me vendet dhe kulturat e ndryshme te botes. Inspirim i ka dy fëmijët Uskanen dhe Thesarin, qe i mundësojnë te punon dhe angazhohet për të ardhmen e vendit të tyre.
Kosova*
Prishtinë
Prezantimi im do të ketë fokus ndërmjetësimin i cili është procedurë e cila zhvillohet mbi bazën e vullnetit dhe besimit të palëve që kanë ndaj ndërmjetësimit dhe ndërmjetësuesve Ajo që do të trajtohet nga unë, i referohet nivelit profesional, qasja sociale dhe komunikimi i mirë, i cili mundëson që të ketë cilësi të lartë të ndërmjetësimit. Sa më e lartë që të jetë cilësia e ndërmjetësimit, kjo ndikon që të ketë besim dhe shumë raste në ndërmjetësim. Cilësia e mirë e ndërmjetësimit mundëson që të ketë lidhje mes palëve dhe ndërmjetësimit. E trajtuar do të jetë edhe cilësia e ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës dhe ndikimi në zhvillimin dhe avancimin e ndërmjetësimit si mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve dhe mosmarrëveshjeve. Në kuadër të kësaj është me interes që të trajtohet niveli i cilësisë së ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës. Sa më shumë raste që do të ketë në ndërmjetësim, kjo mundëson qasje më të shpejt në drejtësi dhe numër më të vogël të lëndëve në sistemin gjyqësor. Andaj cilësia e ndërmjetësimit ndikon në zhvillimin dhe avancimin e ndërmjetësimit. Është shumë më rendësi cilësia e ndërmjetësimit në krijimin e besimit të qytetarëve. Kjo është me rendësi edhe më shumë tek shtetet që janë në ndërtim të shtetit të së drejtës, sic janë shtetet e rajonit.