Lazar Rakic
Menaxher Programi, Qendra për Zgjidhjen Alternative të Konflikteve (ADRC) Mitrovicë
Lazar Rakic menaxhon Qendrën Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve, organizatë kjo e cila mbështet Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë e Mitrovicës në sigurimin e qasjes në drejtësi përmes ndërmjetësimit. Qendra I ndihmon individët në zgjidhjen e kontesteve të tyre në mënyrë më efikase, zbatimin e sundimit të ligjit dhe përparimin e procesit të pajtimit përmes punës së ndërmjetësimit në komunitet. Për më tepër, Qendra ndihmon institucionet e drejtësisë në zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve të ndërmjetësimit. Në fund, Lazari është gjithashtu i angazhuar si Këshilltar Teknik në kuadër të Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës për qeverisjen e mirë I cili zbatohet në Regjionin e Mitrovicës.
Kosova*
Mitrovica
Ekzistojnë tri faza kryesore në zhvillimin e ndërmjetësimit në Kosovë: Nga 2001-2008: janë bërë përpjekjet e para për të promovuar një formë të profesionalizuar të ndërmjetësimit që mund të zbatohej në sektorë të ndryshëm. Janë ndërmarr nisma dhe aktivitete legjislative për të vendosur ndërmjetësimin në një ekzistencë ligjore. Ligji për Ndërmjetësimin është përgatitur bashkërisht nga akterët e shoqërisë civile, anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe akterët të tjerë institucional. Përpjekjet dhe bashkëpunimet e tyre të përbashkëta krijuan Ligjin e parë për Ndërmjetësimin (Nr. 03/L-057), të cilin Parlamenti i Kosovës e miratoi më 18 shtator 2008. Nga 2008 - 2018: Është miratuar dhe zbatuar Ligji i parë i Kosovës për Ndërmjetësim (Nr. 03/L-057). Është plotësuar dhe drejtohet nga aktet nënligjore dhe puna për ndërtimin e kapaciteteve. Janë hapur qendrat e ndërmjetësimit që ofrojnë shërbime të ndërmjetësimit në të shtatë regjionet e Kosovës. Shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti janë mbizotëruese në secilën pikë. Mbështetja e pamjaftueshme institucionale, çështjet që lidhen me qëndrueshmërinë dhe pasiguritë rreth efektit juridik të ndërmjetësimit privat/ jashtë gjykatës janë disa nga sfidat me të cilat përballet mekanizmi për më shumë se një dekadë. Ligji i parë mbeti në fuqi deri në shtator 2018. Nga 2018 - në vazhdim: Ministria e Drejtësisë, institucionet përkatëse dhe akterët e përfshirë në ndërmjetësim u përpoqën të adresonin boshllëqet dhe problemet në ligj duke i nënshtruar mekanizmin reformës ligjore. Një proces rreth tre-vjeçar i punës dhe hartimit prodhoi një Ligj të ri për Ndërmjetësimin (Nr. 06/L-009), i cili u miratua në 23 korrik 2018. Ai përmban një numër plotësimesh dhe ndryshimesh që synojnë zhvillimin e mekanizmit, promovimin e tij qëndrueshmërinë dhe mundësojnë përdorimin e shtuar të tij.