Jorida Shytaj
Znj. Jorida Shytaj është Këshilltare e Lartë Politike në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal. Ajo ka
një përvojë gjithëpërfshirëse profesionale në lidhje me procesin e integrimit evropian të
Ballkanit Perëndimor si dhe ndërkëmbimin ligjor dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së. Ajo ka
punuar për administratën publike shqiptare për 12 vjet, duke shërbyer në poste udhëheqëse në
Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Parlamentin Shqiptar. Znj. Shytaj ka marrë pjesë aktivisht
në procese të rëndësishme të tilla si ratifikimi dhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim
Asociimit, përgatitja e kornizës ligjore për koordinimin dhe menaxhimin e integrimit në BE,
ngritjen e strukturave kombëtare për koordinimin e procesit të BE-së, si dhe planifikimin e
përparësive të integrimit në BE siç është përafrimi i legjislacionit dhe menaxhimi i fondeve të
BE-së.
Bosnje dhe Hercegovinë
Sarajevo
