Dr Carla Schraml
Dr Carla Schraml është Ndërmjetëse integruese dhe Menaxhere e projektit për programin e CSSP-së në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo është një sociologe e cila ka punuar në konfliktet dhe ndërtimin e paqes në akademi dhe në implementimin e projekteve dhe në konsultime gjatë 10 viteve të fundit. Ajo ka një diplomë në sociologji nga TU Dresden dhe Università degli Studi di Trento dhe doktoratë nga Universiteti Marburg. Para se t’i bashkohej CSSP-së, ajo ka punuar si konsulente e pavarur në fushën e ndërtimit të paqes dhe zhvillimin e punës dhe, para kësaj, për Grupin Punues për Paqen dhe Zhvillimin (FriEnt) dhe GIZ, si menaxhere e projektit, dhe konsulente dhe si anëtare e stafit hulumtues në Universitetin Marburg. Carla ka jetuar dhe ka punuar në Bregun e Fildishtë, Ruandë, Burundi, Francë dhe Botsvana dhe ka fituar përvoja pune nga kontekste të ndryshme si Kenia, Uganda, Guineja, DR Kongo dhe Liberia.
Gjermani
Berlin