Bekim Ismaili
Bekim Ismaili ka diplomuar në Universitetin e Ekonomisë në Menaxhim dhe Informatikë në verën e vitit 2009. Ai ka marrë diplomë nga Universiteti IBM - WIFI - Vjenë: Aftësi - Menaxhimi i Projektit, Optimizimi i Procesit të Biznesit dhe Menaxhimi i Konflikteve dhe ka diplomuar në Kolegjin e Makinerisë në Mitrovicë në vitin 1988. Z. Ismaili ka punuar me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe ishte edhe Shef i Departamentit të Përkthimit në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Ai jeton me familjen e tij në Mitrovicë dhe flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Z. Ismaili është ndërmjetës i certifikuar dhe i licencuar, Ndërmjetës Ndërkombëtar kundër Rrëmbimit të Fëmijëve dhe i të Drejtës Familjare (MIKK), Ndërmjetës i Komunitetit dhe Ndërmjetës i Komunitetit - Korporatave. Ai është shef i zyrës së CSSP-së në Prishtinë dhe ka qenë drejtori i parë i Qendrës së Ndërmjetësimit në Mitrovicë, e themeluar nga CSSP në vitin 2013.
Kosova*
Prishtinë