Këto janë tri aspektet kryesore kur bisedohet rreth kualifikimit dhe më pastaj ngritja e besimit në sistemin e ndërmjetësimit në Bosnje e Hercegovinë;

 

1) Standardet e kualifikimit për ndërmjetësues: në B&H kemi standarde shumë të larta për kualifikimin e ndërmjetësuesve, të cilat janë në linjë me shtetet e Bashkimit Evropian (trajnimi i standardizuar prej shtatë (7) ditësh në tërësi, Asociacioni i Ndërmjetësuesve të B&H certifikon ndërmjetësuesit pas përfundimit të trajnimit/kursit, dhe më pastaj ju mund të regjistroheni në Asociacion), por edhe më tutje ballafaqohemi me sfida: 

 

    – karikula mund të rifreskohet (daton që nga viti 2005),

    – trajnerët do duhet të jenë ndërmjetësuesit më me përvojë,

    – nuk kërkohen shumë trajnimet për ndërmjetësues dhe na duhet të presim gjatë gjithë vitit ti mbledhim 12 persona.

 

2) Sensibilizimi/edukimi i gjykatësve: do të ishte shumë me rëndësi që të edukohen gjykatësit dhe të sensibilizohen ata në lidhje me mekanizmin e ndërmjetësimit. Së paku për pesë vitet e fundit nuk është organizuar një trajnim për gjykatësi në “Centre for Education for Judges and Prosecutors” (Qendra për edukimin e gjykatësve dhe prokurorëve). Me qëllim të rritjes së besimit ndaj ndërmjetësimit, gjykatësit kanë nevojë që të dinë më shumë rreth thelbit të ndërmjetësimit. Kjo në mënyrë specifike në B&H duke ditur sepse gjykatësit e kanë mundësinë në pajtueshmëri me Kodin e Procedurës Civile, që të propozohet ndërmjetësimi ndaj palëve në fazë përgatitore dëgjimore. Unë e kam vërejtur si edukatore, se gjykatësit e kanë një qasje nguruese ndaj ndërmjetësimit, edhe pse ata e kanë normën e pranimit/njohjes, kur rasti zgjidhet përmes ndërmjetësimit.

 

3) Mungesë e praktikës: në B&H gati se nuk kemi asnjë rast të referuar nga sistemi i drejtësisë, ne si ndërmjetësues nuk kemi të drejtë që të promovojmë shumë veten tonë si ndërmjetësues, Asociacioni i Ndërmjetësuesve nuk ka kapacitete të promovoj ndërmjetësimin në B&H. 

Diversifikimi i të kaluarës profesionale të ndërmjetësuesve do të ishte ndihmesë e madhe, pastaj mund të mendojmë për specializimin e ndërmjetësuesve, duke pasur ndërmjetësim në çështje komerciale, ndërmjetësim në familje, ndërmjetësim në çështje të delikuencës së të miturve, ndërmjetësim në vende pune, ndërmjetësim në ndërtimtari, ndërmjetësim në shëndetësi, etj. Për më shumë, do të ishte kruciale që të njihet ndërmjetësimi si profesion, dhe të regjistrohen në nomenklaturën e profesioneve.

Gjithashtu është pikëpyetje të futet ndërmjetësimi mandatorë në disa çështje specifike, si p.sh. Për ato çështje që janë në baza kontraktuale. Si shtesë, promovimi i ndërmjetësimit në klauzola të kontratave do të ishte një hap i madh përpara. Megjithatë, implementimi i Direktivës 2008/52/EC të Këshillit Parlamentar të Evropës, nga data 21 Maj 2008, mund të ofron një mekanizëm shumë efikas gjithashtu për gjithë regjionin për zgjidhjen e kontesteve ndër-kufitare të kontesteve biznesore. Kjo do të ishte edhe më atraktive për investitorët duke i siguruar ata se çfarëdo kontesti përbrenda kompanive në vend, mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit, me një kohë dhe kosto minimale.

 

Me qëllim të përmirësimit të situatës, do të ishte e dëshirueshme që të kemi:

 

– shkëmbime më të shpeshta regjionale rreth trajnimit dhe karikulave të trajnimeve, si dhe një rifreskim të karikulave,

– ri-fillim të edukimit dhe sensibilizimit të gjykatësve dhe prokurorëve në “Qendrën e Edukimit të Gjykatësve dhe Prokurorëve “,

– shkëmbime më të shpeshta regjionale në lidhje me atë se si mundet të promovohet ndërmjetësimi përmes vetë ndërmjetësuesve individualisht, por gjithashtu nga institucionet, p.sh. Asociacioni dhe Qendrat e Ndërmjetësuesve. 

– shkëmbime më të shpeshta në lidhje me rregullore specifike në lidhje me ofrimin e ndërmjetësimit mandatorë.

 

__________________________________________________________________________________

Smiljka Gavrić, Ekonomiste, Ndërmjetëse dhe Trajnuese pranë Shoqatës së Ndërmjetësve të Bosnjë dhe Hercegovinë

Smiljka Gavric