E drejta është vlera më e lartë dhe sublime e një shoqërie demokratike, e cila gjen aplikim përmes shtetit të së drejtës, përmes së cilës arrihet te barazia dhe respektimi i të drejtave të njeriut, të cilat janë vlerat më të larta universale. E drejta përpos që është me rendësi të jetë e përcaktuar dhe e aplikuar, po aq e rëndësishme është edhe qasja në te, përmes së cilës realizohen dhe mbrohen të drejtat. Duke mbrojtur te drejtat, sigurohet funksionimi i shtetit të së drejtës që është vlera më e lartë universale.
Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja që i përkasin Ballkanit Perëndimor, janë në ndërtim, zhvillim dhe reformim të vazhdueshëm në çdo fushë të tyre, me ketë edhe sistemet e tyre juridik. Pjesë e zhvillimit dhe reformës së vazhdueshme është edhe sistemi gjyqësor i tyre, për faktin se ballafaqohet me shumë sfida, ndër kryesorja numri i madh i lëndëve që presin me vite të trajtohen që subjektet e së drejtës te kenë qasje në drejtësi dhe të realizojnë apo mbrojnë të drejtat e tyre. Numri i madh i lëndëve dhe zgjatja e trajtimit të rasteve, pamundëson direkt qasjen në drejtësi për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave për subjektet e së drejtës në kohë të arsyeshme kohore. Me qellim që të jetë në funksion të qasjes në drejtësi, sistemet juridike të Shteteve te Ballkanit Perëndimor në kuadër të reformës kanë funksionalizuar edhe mekanizma ndihmës për sistemin gjyqësor siç është ndërmjetësimi dhe arbitrazhi. Duke qene funksional ndërmjetësimi në këto shtete, mundëson qasje me të lehtë në drejtësi, e cila është një e drejtë Kushtetuese dhe Ligjore ne këto shtete përmes se cilës mundësohet realizimi dhe mbrojtja e të drejtave për subjektet e së drejtës.
Në këto shtete të Ballkanit Perëndimor, mekanizmi ligjor sic është ndërmjetësimi, tash është funksional dhe ka një trashëgimi të funksionimit të suksesshëm pas viteve 2010, duke qenë brenda sistemeve juridike të këtyre shteteve. Nga të dhënat, ndërmjetësimi në këto vende është në funksion direkt të qasjes në drejtësi duke mundësuar realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të subjekteve të së drejtës dhe kjo është me refleksion në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Duke mundësuar qasjen në drejtësi kjo është në funksion edhe të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, të cilat këto shtete janë të përkushtuara në zbatimin e tyre me përpikëri të cilat i kanë të inkorporuara në sistemin e tyre juridik.
Në kapacitetin e njësisë përbërëse të sistemit juridik, ndërmjetësimi në këto shtete duhet edhe më shumë të zhvillohet, avancohet dhe te jete i besueshëm për qytetarët e tyre. Duke qene i zhvilluar, krijon siguri juridike në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të subjekteve të së drejtës. Siguria juridike i referohet kohës së shkurtër të trajtimit dhe zgjidhjes së kontesteve dhe mosmarrëveshjeve mes subjekteve të së drejtës, mbi parimin e ligjshmërisë dhe objektivitetit. Duke mundësuar zgjidhje të shpejtë të kontesteve dhe mosmarrëveshjeve përmes kësaj qasje në drejtësi, për subjektet e së drejtës është siguri juridike. Siguria juridike është tejet me rendësi për subjektet e së drejtës, për faktin se kjo ndikon në besimin që krijojnë në sistemin juridik, që në rast se kanë nevojë për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave, ata kanë një adresë të saktë e ajo është sistemi i ndërmjetësimit.
Qasja në drejtësi përmes mekanizmit të ndërmjetësimit përveç që është me refleksion direkt në të drejtat e subjekteve të së drejtës, ka refleksion edhe në fusha tjera që janë me rendësi për mirëqenien e qytetarëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor. Përmes qasjes në drejtësi, përmes Ndërmjetësimit, kemi ndikim në vetë sistemet gjyqësore, ku ndikon në numër më të ulët të lëndëve, pasi një pjesë e tyre gjejnë trajtim në ndërmjetësim dhe kjo është me ndikim në shkarkimin e gjykatave prej disa lëndëve. Përveç kësaj, rendësi të madhe ka edhe në krijimin e klimës së përshtatshme për investime të kapitalit të huaj në këto shtete, pasi kjo mundëson që në rast të kontesteve dhe mosmarrëveshjeve, kompanitë t’i drejtohen për trajtimin e kontesteve të tyre ndërmjetësimit si mundësi e shpejtë e trajtimit dhe zgjidhjes së kontesteve dhe mosmarrëveshjeve.
Efekt shumë i rëndësishëm është edhe në aspektin kohor, ku përmes ndërmjetësimit koha e trajtimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është tejet e shkurtër për dallim nga sistemi gjyqësor që një lëndë zgjat me vite si rezultat i ngarkesës së gjykatave me lëndë të shumta. Përpos kësaj, mekanizmi i ndërmjetësimit ka një refleksion të madh edhe tek kostoja financiare shumë më të ulët për zgjidhjen e një kontesti apo mosmarrëveshje përkatësisht qasje në drejtësi, për dallim nga kostoja shumë më e lartë që është kur trajtohet në kuadër të sistemit gjyqësor. Refleksioni i ndërmjetësimit është edhe tek zhvillimi ekonomik në vend, kjo për faktin se ndërmarrjeve ju mundësohet që kontestet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, t’i trajtojnë përmes ndërmjetësimit që është shumë kosto e ulët, kohë shumë e shpejtë e zgjidhjes së kontesteve.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor, duhet që të investojnë shumë në zhvillim të ndërmjetësimit duke e bërë pjesë të sistemeve të tyre juridike dhe me këtë është shprehje e përkushtimit që tu mundësojnë qasje në drejtësi subjekteve të së drejtës dhe atë përveç përmes sistemit gjyqësor edhe përmes atij të ndërmjetësimit. Qasja në drejtësi mundëson që për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave, subjektet e së drejtës të kenë siguri juridike. Siguria juridike që i ofrohet subjekteve të së drejtës është elementi bazë dhe tejet me rendësi që mundëson funksionimin e shtetit të së drejtës.
Ndërmjetësimi në kuadër të sistemeve juridike të Shteteve të Ballkanit Perëndimor është në zhvillim dhe reformim të vazhdueshëm dhe me një ndikim shumë të madh në qasje në drejtësi. Nga rezultatet që prezantohen, ndërmjetësimi është duke kryer një funksion tejet me rendësi në ndërtimin dhe funksionimin e shteteve të së drejtës, duke qenë në harmoni me vlerat universale të botës demokratike. Duke qene pjesë e këtyre vlerave, Shtetet e Ballkanit Perëndimor, sigurojnë se janë duke punuar për të qenë pjesë e familjes Euro-Atlantike. Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet sa me shume te investojnë dhe ta zhvillojnë ndërmjetësimin, pasi ky mundëson qe te ketë me pak konteste dhe mosmarrëveshje qe trajtohen ne gjykata
__________________________________________________________________________________
Dr Sc. Isuf Jahmurataj,Profesor i të Drejtës Civile dhe Ekspert Ndërmjetësimi në Kosovë*, Prishtinë